“Djemtë e mirë kthehen në shtëpi”, Alves paralajmëron rikthimin në Spanjë

schedule19:18 - 11 Janar, 2021

schedule 19:18 - 11 Janar, 2021

Dani Alvesh para dy vitesh la Europën dhe u rikthye në Brazil, duke bërë një transferim surprizë te Sao Paolo, ku vazhdon ende dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

 

Por duket se atë e tundon një kthim në Europë, saktësisht në Spanjë, ku bëri histori dhe Barcelonën dhe Sevillan. Kjo e fundit pritet të jetë stacioni i radhës për 37-vjeçarin, i cili vazhdon ende të luajë në nivele të larta.

Këtë e tregon vetë ai përmes një postimi të koduar në rrjetet sociale. Braziliani ka postuar një foto të tij në Twitter në kohën kur ishte pjesë e Sevillas dhe shkruan: “Siç kanë thënë, djemtë e mirë kthehen gjithmonë në shtëpi”.

Në këtë mënyrë mediet kanë nisur hamendësimet se ylli brazilian, që ka fituar thuajse gjithçka në karrierën e tij mund të kthehet te Sevilla, ku shkëlqeu në vitet 2003-08. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!