Djegin makinën 20 ditë pasi e vodhën, ngrihen dyshime për krime 

schedule11:29 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:29 - 15 Tetor, 2019

Një makinë u shkrumbua në autosdradën Durrës –Tiranë 20 dite pasi ishte vjedhur në metropol. Benzi ishte denoncuar i vjedhur nga pronari P.Z., por ajo u gjet në anë të rrugës e braktisur dhe e djegur.

Policia ka nisur hetime për këtë ngjarje dhe dyshohet se me të është kryer ndonjë krim. Mjeti rezulton i vjedhur në Tiranë, më datë 23 shtator.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /ABC news Albania 24/7