Djegia mandateve, Kokëdhima: U provokua nga rënia e marrëveshjes së 18 majit

schedule21:46 - 19 Mars, 2019

schedule 21:46 - 19 Mars, 2019

“Djegia mandateve është provokuar nga rënia e marrëveshjes së fshehtë të 18 majit”. Është kjo bindja që kia kreu i  Zgjidhjes sa i takon djegies së mandateve nga opozita, për të cilat shprehet se nuk sjellin asgjë të mirë përveçse përkeqëson Shqipërinë.

“Është jo produktive, është destruktive, nuk prodhon asnjë të mirë përveçse vë në dukje krizën që ka Shqipëria dhe burimin e krizës. Djegia mandateve është provokuar nga rënia e marrëveshjes së fshehtë të 18 majit, që do dilnin nga zgjedhjet një i pari, tjetri i dyti, do bënin një qeveri të përbashkët. E kam denoncuar që atehëtë këtë marrëveshje, kam thënë që këta do shkojnë bashkë në qeveri, ra ajo marrëveshje u provokua djegia e mandateve”.

Sipas tij kjo është një krizë që buron nga kriza e sistemit politik, nga kriza mungesa e përfaqësimit të popullit dhe nga kriza e zgjedhjeve dhe e gjithë kjo nuk zgjidhet me djegie mandatesh, por me reformim zgjedhjesh dhe qeveri tranzitore, ku të përfshihen akademikë e teknikë.

“Nëse nuk i zgjidhin dot, Shqipëria do vazhdojë të përkeqësohet. Nga gjithë kjo situatë e vështirë dhe e komplikuar që është sot, largimi i tyre nuk mund të zgjidhet me sajesa që bëjnë këta, me këta deputete e sajuar këta janë deputetë pa parti që shkojnë ato. Zgjedhjet pa reformë kushteuese dhe zgjedhore nuk janë hap përpara, që Shqipëria mos dakë e humbur. Kjo që kanë bërë këta do të prodhojë vetëm dëme si për këta dhe për Shqipërinë. Po kjo mund të shërbejë që të nxjerrim një përfitim të madh për Shqipërinë. I vetimi përfitm është që nëse reformohen zgjedhjet, nëse ngarkohet një qeveri tranzitore me teknikë akademike, me njerëz me integritet, një qeverisje që ta vlerësojë përgjegjësinë historike dhe të bëjë këtë refomë shumë të rëndësishme dhe të shkojë në zgjedhje. Në zgjedhje pa bërë reformë zgjedhore nuk duhen bërë zgjedhjet vendore jo më të përgjithshmet, Shqipëria kështu përkeqëson situatën e saj”.

Për Kokëdhimën opozita ka lënë popullin pa asnjë mbrojte dhe nuk ka asnjë kërkesë apo projekt, pasi do këtë sistem zgjedhor që kanë

“Këta kanë lënë parlamentin, e kanë lënë pa asnjë imunitet popullin pa asnjë mbrojtje, dhe ke dëgjuar ndonjë kërkesë, s’kanë kërkesa këta. Këta të thuash të ikë Rama është gjithë ditën e natën e drejtë ta thotë çdo shqiptar se ai nuk duhet të qeverisë, po kjo nuk është një kërkesë kur ka krizë. Nëse ti do të bësh reformat. Bëj projektin si i do zgjedhjet.  Ata duan këto zgjedhje që janë, këtë sistem politik e kushteues që është. Duan një marrëveshje më të madhe. Këta janë të tërë servila”.

I pyetur nëse partia e tij do të shkojë në zgjedhje Kokëdhima përgjigjet:

“E para ne përgatitemi intensivisht për të marrë pjesë në zgjedhje.

E dyta ne nuk futemi në zgjedhe që nuk janë gjithëpërfshirëse, nuk bëhemi farsë, nuk i hedhim benzinë zjarrit dhe nuk duam ta përçajmë Shqipërinë më shumë se ç’është

E treta ne i kemi thënë PD e LSI që ato kane mundësinë historike të shpëtojnë vetveten aq sa mund ta shpëtojnë të përqafojnë kauzat e mëdha të popullit shqiptar.

 Pprojekti që ne kemi prezantuar për të ribalancuar pushtetet. Këta e kanë ç’bërë Presidentin, e kanë katandisur noter, parlamenti servilësh, mediat e institucionet e tjera i kontrollon qeveria. Çfarë republike është kjo është autokracia e shpifur e Tiranës për t’i mbajtur shqiptarët në këtë gjendje që i ka. Projekti i zgjidhjes është rruga e vetme që ka Shqipëria”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!