“Djegia e mandateve nuk ishte vendim i mençur”, Rama: Çfarë fitoi opozita

schedule21:38 - 4 Shkurt, 2020

schedule 21:38 - 4 Shkurt, 2020

Zv.kryetari i LSI, Luan Rama i ftuar në “Provokacija”, me Mustafa Nanon ka folur ndër të tjera për situatën politike në vend.

Gjatë bisedës në studio, Rama pranoi se personalisht nuk ishte pro djegjes së mandateve por respektoi vendimin e partisë. Mirëpo, siç thekson ai koha tregoi se opozita kishte të dretë.

Nëse e quaj sakrificë të guximshme, nuk e quaj vendim të mençur politik djegien e mandateve, por opozita arriti të imponohej sot dhe ka krijuar një institucion ekstraparlamentar siç është tryeza me dy përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës”, tha ai, teksa e cilëson këtë tryezë si një fitore të opozitës.

Pjesë nga biseda në studio:

Nano: Ka shumë njerëz që mendojnë se ajo që po bën sot Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar është gjë e gabuar. Në fakt unë mendoj se nuk është kjo e gabuar, por e gabuar është ajo që kanë bërë. Ajo që po bëjnë sot për mua është një përpjekje për tu afruar, për tu ulur, për t’u sjellë në mënyrë ultimative. Mua kjo më duket zgjedhje e duhur dhe jo ajo që është bërë.

Rama: Ka racionalitet në atë që thoni ju. Opozita sa herë që kryen ndonjë aksion politik, gjëja e parë që ndodh është paragjykimi. Në fund të fundit edhe opozita është pjesë e këtij realiteti. Nga kjo pikëpamje sot opozita është në një qasje më realiste përballë interesave të vendit dhe ka harmonizuar interesat e veta me interesat e vendit në funksion të krijimit të një klime politike, ku të dominojë arsyeja, dialogu dhe jo pasioni dhe konflikti.

Nano: Në interes të vet nuk është thua ti?

Rama: Ka harmonizuar thashë interesin e vet me interesat e vendit. Natyrisht që është edhe në interes të vet, se në fund të fundit në politikë operohet me instrumenta politikë dhe aktet e dhunës nuk kanë të bëjnë me instrumentat politikë. Unë ua kam thënë edhe njëherë tjetër që, një vit më parë kur në shkurtin e vitit të kaluar u mor vendimi për të djegur mandatet, kam qenë ndër ata pak opozitarë që jam shprehur kundër edhe në forume. Unë jam zv.kryetar i LSI, në momentin që është marrë një vendim në forumet  e partisë unë ka respektuar atë vendim dhe është brenda etikës normale të funksionimit të një partie komfornimi me vendimin dhe argumentimi i bindjes apo qendrimit tim. Mirëpo, duke kaluar kohë unë jam përpjekur ta shoh qendrimin tim në raport me veprimin e opozitës. Dhe sot shoh që veprimi i opozitës përligjet me atë çfarë po ofron realiteti politik shqiptar. Koha i dha të drejtë opozitës dhe pse gjithë çfarë ndodhi më pas në atë që u dokumentua, u konturua në rezolutën e Bundestagut gjerman në thelb i dha të drejtë opozitës. Po ta marrim dhe të shohim çfarë vendosi Bundestagu gjerman, i cili në qasjen time ishte më i rëndë sesa “Jo-ja” formale e Presidentit Macron.

Nano: Ti mendon se rezoluta e Parlamentit gjerman ishte produkt i rezistencës opozitare në Shqipëri?

Rama: Edhe i rezistencës së opozitës padyshim. Veprimi ekstrem i opozitës bëri që disa ndërkombëtarë të shikonim me me realizësmse çfarë ndodhte këtu.

Nano: Opozita mund t’i imponohej faktorit ndërkombëtar edhe duke qenë brenda…

Rama: Mund t’i imponohej, por opozita në Parlament ishte një fasadë. Mazhoranca nuk e trajtonte si një partnere opozitën, por si dekor. Ata thonin  që ne kemi opozitën në Parlament. Kryetari i opozitës ka të njëjtën kohë me kryeministrin dhe e masin vetëm me numrin e diskutimeve, por jo me produktin. Ta konsiderosh opozitën do të thotë ta vlerësosh atë si institucion. Kryeministri shkon në Kuvend dhe i thotë zonjës Hajdari se ti ke 150 fjalë gjithësej. Çdo të thotë ai me këtë? Ky është respekt ndaj opozitës, respekt ndaj një zonje? Dua të them se ka shumë shenja që kur i mbledh të tëra bashkë bëjnë atë qendrimin në grup. Pra opozita bëri një sakrificë dhe qendrim ekstrem.

Nano: Këtu ndahemi, ti e quan sakrificë, unë do e quaja të gabuar.

Rama: Sakrficat mund të jenë edhe të gabuara, por sakrificë në emër të një gjëje më të madhe se raporti i mandatit për deputet. Unë për të fituar mandatin e deputetit më është dashur të luftoj bashkë me mbështetësin e LSI kundër një lufte të pamoralshme që më është bërë edhe nga PS në pushtet edhe nga PD në opozitë. Mua më janë masakruar njerëzit në zgjedhje, më janë vjedhur votat realisht. Kthejuni realitetit të 2017-ës, gjithë retorikës elektorale, edhe PD edhe PS në atë kohë dukeshin sikur luftën e kishin me LSI. Por nga kjo pikëpamje opozita i dha mesazhin qytetarëve se raporti im nuk është thjeshtë me mandatin, por cilësia e demokracisë.  Nëse e quaj sakrificë të guximshme, nuk e quaj vendim të mençur politik djegien e mandateve, por opozita arriti të imponohej sot dhe ka krijuar një institucion ekstraparlamentar sic është trueza me dy përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.

Nano: Do krijohej sesbën, mazhoranca nuk do bënte ligjin me opozitën në Parlament.

Rama: Nuk është vetëm kjo, por fakti që është pranuar që cdo draft do të miratohet në komisinin Parlamentar dhe në Kuvend, çfarë bën? Deligjitimon Kuvendin në radhë të parë. Sepse unë po të isha deputet në atë sallë do të ndihesha i fyer, çfarë jam unë që ti e merr një vendim jashtë kësaj salle dhe ti e sjell këtu që unë vetëm të ngre dorën. Është arritur një “fitore” në kuptim ..

Nano: Kaq i sigurt je, mund të mos e votojnë, Hajdari…

Rama: Hajdari është pjesë e tryezës dhe nëse ajo del jashtë këtij vendimi…atje deri më sot shumica kanë votuar siç voton PS.

Nano: Ata e lidhin me listat e hapura

Rama: kjo është një grackë ku kanë rënë ata që nuk e njohin sistemin. Listat e hapura është një model, por nuke çbën kjo rolin e kryetarit. Sepse edhe listat e hapura kryetari i bën. Çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2017-ës. Në listën që ka bërë Rama rezultojnë njerëz me të shkuar kriminale, në listën që ka bërë Lulzim Basha mund ketë njerëz që nuk dinë të shkruajnë, por nuk ka rezultuar sot ndonjë që të ketë me background kriminal. Lista e kryetarëve të bashkive është firmosur nga Edi Rama.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!