Djegia e mandateve, Milva Ekonomi: Vendim kalamajsh

schedule18:20 - 25 Shkurt, 2019

schedule 18:20 - 25 Shkurt, 2019

Djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, socialistja Milva Ekonomi e shikon si një vendim fëmijënor.

“Kjo është një situatë krejt e pamenduar nga ana ime, prej PD-së. Është krejt një vendim prej fëmije, është një vendim kalamajsh. Unë nuk e kuptoj dot se si janë tërhequr dhe është një gjë krejt fëmijënore. Kërkon që në tavolini të marrin një të drejtë që nuk i takon. Fati e ka dashur që me votë legjitime të popullit, PD të përbëjë pakicën në Parlament”.

Përsa i përket kërkesë së PD-së për qeveri tranzitore dhe largimin e Ramës, deputetja e PS-së u shpreh se:

“Ne kemi një çadër të PD-së që vjen nga një protestë sepse atje ai mësoi se si të fliste në publik. Ai vendosi se zgjedhjet duhet të kenë ligjitimitet. Në rregull i tha dhe ai në atë kohë mori gjysmën e qeverisë dhe zgjedhjet e 2017 kanë pasur përfshirjen më të ulët se ndonjëherë. Raporti final i KQZ tha se zgjedhjet ishin më të mira se më parë. Ndëkohë OSBE në raport tha se ka pasur shit-blerje të votës, por asnjë rast nuk është dërguar në gjykatë. Ne do vazhdojmë jetën parlamentare dhe do të punojmë për zgjedhjet vendore. Të shkojmë në zgjedhje të parakoshshme është një proçes politik, i cili nuk mund të jetë i thjeshtë si kjo bisedë që bëjmë ne të dyja tani. Por është një proces që patjetër duhet të ulen dhe dialogojnë. Atë gjë që Rama i thotë gjithmonë PD-së, të shtrij dorën për dialog.  Është një proces dialogimi dhe nuk mund tëjetë një proces në distancë komunikimi dhe nuk mund të jetë një proces ku nuk ka dialog të vërtetë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!