Djegia e mandateve, Manja: Dështuan të pengojnë reformën në drejtësi

schedule15:49 / 19/02/2019

Opozita ka vendosur të djegë mandatet, por për kryetarin e komisionit të ligjeve, Ulsi Manja,  qëllimi i vërtetë i këtij qëndrimi është pengimi i reformës në drejtësi, gjë për të cilën kanë dështuar. Ai ishte i ftuar në ABC News ku tha gjithashtu se Shqipëria ka pësuar dëme të pallogaritshme nga ky vendim i opozitës.

“Për mua qëllimi i vërtetë i këtij qëndrimi të opozitës nuk janë thjesht zgjedhjet dhe këtë e them me kompetencë. Kanë dështuar të pengojnë reformën në drejtësi ngritjen e SPAK dhe BKH. Parlamenti nuk ka asnjë instrument në dorë për të ngritur këto instrumente të reja, përveçse buxhetimin e këtyre instiutucioneve. I djegin apo jo mandatet nuk e pengon ngritjen e kësaj strukture.

Në kulmin, 48 orë pas protestës së opozitës, dhe kur PD deklaronte dje vendimmarrjen e mandateve, Berisha gjente kohë të sulmonet një anëtare të KED. Kush ka bërë mëkate, kush ka bërë korrupsion, drejtësia e re që po rritet SPAK dhe BKH do merret me zyrtarë. Qëllimi real i opozitës të sabotojë sa të mundet çeljen e negociatave. Këtë duan ata që SHBA dhe BE të mos kenë një sy tek Shqipëria”, tha Manja.

Manja theksoi se qeveria është votuar në vitin 2017 nga populli. Sipas tij, Kuvendi është legjitim edhe pa PD dhe LSI pasi ka mbi 71 mandate.

“Dëmi më i madh që i bëhet vendit në rastin konkret e këtë radikalizim të qëndrimit të opozitrës është i pallogaritshëm. Na ndajnë pak muaj nga poaketa e zgjerimit në KE. Shqipëria është e shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë kërkojnë integrimin në BE. Për të gjitha këto e ka dhënë përgjigjen kushtetuta. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë që kuvendi përbëhet nga 140 deputetë.

Po Kushtetuta vendos me shumicë të votave. Mjaftojnë 71 deputetë në sallë, parlamenti është legjitim. Legjitimiteti buron nga zgjedhjet. E vetmja gjë që nuk bën dot ai parlament në rast se opozita djeg mandatet, nuk miraton dot ligje me shumicë të cilësuar. Le të presim se a do t’i djegë PD dhe LSI mandatet. Neni e ka përcaktuar qartë si bëhet zëvendësimi i mandateve”, u shpreh kryetari i komisionit të ligjeve Manja./abcnews.al

schedule15:49 / 19/02/2019