Djegia e makinave në Laç ishte e qëllimshme

schedule13:11 - 19 Mars, 2022

schedule 13:11 - 19 Mars, 2022

Zbardhen detaje te reja nga djegia e 3 makinave  pranë një banke në qytetin e Laçit, pas mesnate.

Sipas burimeve bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Makina qe i është vënë  flaka në fillim është në  pronësi të një mësuesi fizkulture ne Laç, Endrin Paulin Shehu 30 vjeç.

Abcnews.al mëson se pas analizimit të kamerave të sigurisë në një biznese aty pranë, duket një person me kapuç në kokë dhe i afrohet njërës nga makinat dhe i ve zjarrin e më pas largohet.

Nga era flakët janë përhapur dhe në dy mjetet e tjera.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!