Djegia e Kuranit në Stokholm, shumë vende myslimane dënojnë veprimin

schedule15:59 - 29 Qershor, 2023

schedule 15:59 - 29 Qershor, 2023

Shumë vende arabe kanë reaguar pas djegies së një kopje të librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez duke thënë se kjo nxit urrejtjen.

Të mërkurën gjatë një proteste dy burra në Suedi ishin dhe iniciatorët për djegien e një Kurani jashtë një xhamie, në qendër të kryeqytetit Stokholm, ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit.

Mediat e huaja shkruajnë se një veprim I tillë është dënuar ashpër nga Arabia Saudite, vendlindja e Islamit.

“Këto akte të neveritshme dhe të përsëritura nuk mund të pranohen me asnjë justifikim. Ato nxisin në mënyrë eksplicite urrejtje, përjashtim dhe racizëm”, shtoi në një deklaratë Ministria e Jashtme e monarkisë.

Egjipti është një tjetër vend me shumicë myslimane bëri ​​një dënim të ngjashëm, duke e quajtur atë “një akt të turpshëm që provokon ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën”.

Ndërkohë në përgjigje, Maroku tërhoqi ambasadorin e tij në Suedi për “konsultim të pacaktuar”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të vendit MAP. Gjithashtu Liga Arabe përmes shefit të saj, Ahmed Abul Gheit dënoi me forcë indiferentizmin e autoriteteve suedeze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!