Djegia e kompleksit alpin në Qafë Thore, Beqja: Dënoj me forcë këtë akt kriminal

schedule16:25 - 27 Mars, 2021

schedule 16:25 - 27 Mars, 2021

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja dënon djegien e kompleksit turistik në Qafë Thore. Në një postim në Facebook, ai u kërkon strukturave të shtetit që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorin përpara drejtësisë.

Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Me mund dhe djersë po ndërton një mrekulli.

Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një veprim fyes jo vetëm ndaj Gëzimit, por për krejt Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq dhe ju bëj apel strukturave të policisë t’i shkojnë hetimeve deri në fund në zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Me mëndje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë” shkruan Beqja./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!