Tiranë, zjarr në azil/ Lëndohen 4 të moshuar. Shkak dyshohet shkëndija e kondicionerit

schedule11:17 - 5 Tetor, 2024

schedule 11:17 - 5 Tetor, 2024

Ne kete shtepi te moshuarish pas kraheve te mi, ne zonen e Ali Demit, nje dhome u perfshi nga flaket pak pas mesnates, ku per pasoje 4 te moshuar u lenduan.

4 të moshuarit janë dërguar me urgjencë në QSUT, për shkak se kanë pasur problem me frymarrjen ndersa nje prej tyre ka pasur nje djegie te lehtë në pjesën e kurrizt. Sipas të dhënave fatmirëisht asnjë nga të moshuar nuk ka probleme serioze dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri në qendrën private për të moshuarit në rrugën “Ali Visha”, mësohet se ka rënë pak pas mesnatës. Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike në një kondicioner brenda një dhome në katin e parë të godinës. Pasi kondicioneri është djegur, zjarri është përhapur në shtretërit dhe orenditë e tjera brenda dhomës, duke përhapur tym në të gjithë godinën.

Martina Ndoj, një familjare e një prej të moshuarëve që ishte akomoduar brenda dhomës ku edhe ra zjarri, tregon se u njoftua nga qendra për atë se çfarë kishte ndodhur.

Pasi janë njoftuar për zjarrin në azilin privat, kanë qenë shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses që kanë avakuar 20 të moshuarit që ndodhedhin në godinën 5 katëshe.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, familjarët kanë tërhequr personat e tyre të afërm për shkak se qendra e të moshuarëve u kthye në vendngjarje. Policia mblodhi provat, ndërsa në bashkëpunimm e ta për të zbardhur shkaqet e zjarrit po heton edhe Prokuoria e Tiranës./abcnews.a

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!