UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se është shtyrë ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Kosova pritej të luante ndaj Izraelit të dielën në ndeshjen e vlefshme për Grupin I, por shkaku i luftës mes izraelitëve dhe palestinezëve bëri që ndeshja të vihet në rrezik.
Megjithatë, tani ka ardhur konfirmimi nga UEFA se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar të luhej të dielën në Prishtinë, është shtyrë zyrtarisht.
Është vet UEFA që ka njoftuar diçka të tillë me anë të faqes zyrtare në platformën “X”.
“Ndeshja kualifikuese e EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e planifikuar për 15 tetor është shtyrë. Një datë e re për ndeshjet do të shpallet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e UEFA-s./ h.ll/abcnews.al
The #EURO2024 qualifying match between Kosovo and Israel scheduled for 15 October has been postponed.
A new date for the fixture will be announced in due course.
— UEFA (@UEFA) October 12, 2023