Kastriot Dermaku largohet nga Parma. Qendërmbrojtësi i kombëtares kuqezi e nisi si titullar dhe e zhvilloi të plotë takimin e fituar dje 1-0 ndaj Hellas Verona.
Pavarësisht kësaj, klubi emilian ka vendosur ta huazojë 28-vjeçarin dardan. Lojtari nuk do të lëvizë nga Italia, por do të luajë në një kategori më poshtë.
? Ufficiale Kastriot Dermaku è un nuovo giocatore del Lecce #avantilecce
? il comunicato https://t.co/0KdCn8gWfi— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) October 5, 2020
Lecce është destinacioni i radhës për “gjigantin” shqiptar. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi jugor thekson se ka marrë Dermakun në huazim me detyrim blerje nëse sigurohet rikthimi në Serie A. /abcnews.al