Dje fshiu djersët, sot e hoqi fare: Rektori i “Mjekësisë”, s’i ka fare mirë raportet me maskën

schedule13:46 - 25 Gusht, 2020

schedule 13:46 - 25 Gusht, 2020

Rektori i Univesitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata u filmua duke fshirë djersët me maskë mbrëmë teksa ishin tek Presidenti Meta duke marrë mjaft kritika në rrjetet sociale dhe mediat online.

Mirëpo, duket se Gjata nuk e ka fare mirë raportin me maskën edhe pse mjekët këshillojnë vazhdimisht që ajo të mbahet, sidomos në ambiente të mbyllura, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: Rektori i Universitetit të Mjekësisë maskën nuk e përdor vetëm për mbrojtje, por edhe për djersët

Gjatë ditës së sotme, në faqen e Univeritetit të Mjekësisë është publikuar një fotografi ku duket Gjata, i cili bashkë me pjesën tjetër të stafit urojnë për emërimin dekanin Xheladin Draçini për detyrën e re.

Edhe pse janë në ambient te mbyllur, Gjata dhe të tjerët nuk e kanë parë të arsyeshme të vendosin maskën. Mungesa e maskës është njëra anë e medaljes, pasi vetëm në institucione shtetërore shqiptare ndodh që në faqet e tyre online të shpërndahen foto me çibukë dhe kokteijle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!