Dje firma dhe sot dita e parë e punës, Sylvinho takohet me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave

schedule13:27 - 10 Janar, 2023

schedule 13:27 - 10 Janar, 2023

Ditën e djeshme, në orën 10:30, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka prezantuar trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, brazilianin Sylvinho. Ish-trajneri i Lyon ka firmosur me kombëtaren tonë dhe ka thënë fjalët e tij të para si trajner kuqezi.

Sot, ai ka nisur menjëherë punën e tij pasi mori zyrtarisht timonin e kombëtares. Sylvinho bashkë me Zabaletën dhe Dorival, dy ndihmësit e tij, kanë zhvilluar një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, për djem dhe vajza.

Në këtë takim, Sylvinho u shfaq optimist dhe entuziast për këtë aventurë të re. Ai theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe kombëtares A do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të zbuluar sa më shumë lojtarë të talentuar.

Gjithashtu, Silvinjo u njoh edhe me mënyrën e organizimit të gjithë ekipeve të të moshave dhe për programin apo metodologjitë stërvitore që ato aplikojnë gjatë vitit, teksa mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.

Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është i njëjtë, për të afirmuar sa më shumë futbollistë të rinj, por edhe për të marrë sa më shumë rezultate pozitive me të gjitha ekipet kombëtare të moshave./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!