Dje debate të forta, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mblidhet sërish sot për propozimin francez

schedule08:28 - 16 Korrik, 2022

schedule 08:28 - 16 Korrik, 2022

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sot sërish në seancë plenare në orën 11:00 për propozimin francez. Seanca e sotme vjen pas asaj maratonë një ditë më parë, ku pati debate të forta dhe madje përplasje fizike mes deputetëve,

Deputetët e opozitës maqedonase shprehën revoltën kundër propozimit të Francës, duke fishkëllyer, e bërtitur. Situata u tensionua kur Apasiev fillimisht gati sa nuk u përlesh me deputetin e LSDM-së, Kostovskin. U desht të ndërhyjnë deputetët tjerë për t’i ndarë. Apasiev më vonë debatoi edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Ndërsa jashtë Kuvendit ishin mbledhur një numër i vogël i qytetarëve për të shprehur protestën e tyre kundër propozimit francez. /abcews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!