Dje bëri skandal, Bujar Çela këmbëngul tek e tija: U mërzitën nipërit i Isa Toskës

schedule11:15 - 29 Nëntor, 2021

schedule 11:15 - 29 Nëntor, 2021

Edhe pse u përfshi në një skandal ditën e djeshme, deputeti Bujar Çela duket se nuk është penduar për veprimin që bëri, duke uruar festën e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës.

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bujar Çela ka uruar kolegët në një Komision për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha, ku kjo gjë solli reagime të ashpra nga radhët e demokratëve.

Ai këtyre reagimeve ka zgjedhur tu përgjigjet ditën e sotme më 29 Nëntor, që mbahet edhe si dita e Çlirimit të vendit, duke thënë se Enver Hoxha nuk është një figurë nul por një udhëheqës që ka dhënë kontributin e tij.

“I përkas atyre që e njohin luftën. Mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe kontribut në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë udhëheqës tjetër në luftë. Po që se ka ndonjë tjetër që pretendon se gjyshja apo gjyshërit ka në luftë, të shprehet,  historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht, armiq dhe kriminelë dhe pastaj kemi reflektuar. Këto fakte janë nga më të ndryshmet. Që nga Balli Kombëtarë Legaliteti dhe pastaj armiqtë janë rreshtuar tek kampi fitues.” tha Çela.

Çela më tej u është kundërpërgjigjur demokratëve duke i cilësuar si nipër të Isa Toskës, ndërsa vetë thotë se është një qytetar i thjeshtë që njeh historinë.

“Foto në Komision. Në atë komision ka persona që janë nipër të Isa Toskës, unë nuk jam nip i Enver Hoxhës, por jam si të gjithë shqiptarët që nuk mund të harrojë historinë nga e cila kemi  ardhur ne si Komb.” tha Çela. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!