Djaloshi me fytyrën plot puçrra që pushtoi botën, babai i tij ishte pijanec dhe i dhunshëm ndërsa nëna e tij donte ta abortonte!

schedule18:38 - 1 Prill, 2023

schedule 18:38 - 1 Prill, 2023

Të shumtë janë futbollistët që janë nisur nga varfëria dhe kanë arritur të prekin qiellin. Sot, ata kanë gjithçka që duan dhe janë të njohur në mbarë botën. Ata po jetojnë jetën e ëndrrave të tyre dhe po kompensojnë gjithçka që kanë humbur në fëmijërinë e tyre.

Sot, ai është ndër njerëzit më të njohur në botë. Ai ishte i dashur dhe i respektuar kudo që shfaqet, ndërsa kur ishte i ri nuk kishte çfarë të hante.

Në internet filluan të qarkullojnë foto të një Cristiano Ronaldo më të ri ku sapo ishte bërë pjesë e Manchester United. Portugezi i famshëm sot duket i panjohur.

Kanë kaluar gati 20 vite nga fotot e Cristiano-s me fytyrën plot puçrra. Nëse dikush e di se si është të rritesh në kushte të vështira, ai është Ronaldo. Babai i tij ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar, dhe ai shpesh ishte me stomakun bosh.

Madje, nëna e Ronaldos, Dolores, donte të bënte një abort, por babai i tij Jose ndryshoi plotësisht pasi u kthye nga lufta në Angola. Ai nuk mundi të gjente punë dhe iu drejtua alkoolit.

Në një kohë, Ronaldo kujtoi gjithashtu se shpesh ishte i uritur dhe lypte për hamburger. Më pas ai gjeti disa gra që e ushqenin.

“Trokitnim në derë dhe pyesnim nëse kishin hamburger. Edna dhe dy vajza të tjera ishin gjithmonë aty. Nuk arrita t’i gjej më kurrë”, tha Ronaldo.

Ai humbi babanë e tij në moshën 20-vjeçare. Jose vdiq nga dëmtimi i mëlçisë, dhe interesant është se ai kurrë nuk e njohu babanë e tij siç duhet ose nuk e ndjeu dashurinë e tij.

“Ai ishte një pijanec. Nuk kam folur kurrë me të, nuk kemi pasur kurrë një bisedë normale. Ishte e veshtire. Nuk më pa mua të merrja çmime, për të parë se çfarë isha bërë.

Ndërkohë, më pas pasoi ngritja e Ronaldos. Sukseset ishin të shumta në fushë, por edhe jashtë saj. Ai mund të kishte çdo grua që donte dhe llogaria bankare bëhej gjithnjë e më e madhe. Ai fitoi më shumë se një miliard dollarë nga futbolli.

Ai arriti të fitojë pesë Topa të Artë, të bëhet futbollisti më i njohur në botë dhe një model për miliona fëmijë. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Por mbi të gjitha, një familjar i vërtetë. Ronaldo ka disa vite që është në një lidhje me Georgina Rodriguez, djali i tij Cristiano Junior është në rrugën e tij për t’u bërë futbollist.

Nëse dikush mund të thuhet se ka pasur sukses në jetë dhe ka arritur gjithçka që ka ëndërruar, atëherë është padyshim është 38-vjeçari Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro. /G.D abcnews.al/

Burimi: Objektiv