Arben Nasufi drejtor i policisë Lezhë ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Lezhë, ku u vranë çifti i bashkëshortëve.
Në një komunikim për mediat, ai theksoi se autoritetet po punojnë për hetimin e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë autorëve të krimit.
“Është ngritur grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet. Punohet intensivisht me qëllim hetimin e plotë dhe zbardhjen e dinamikës dhe ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin. Ndërsa mësohet se prindërit e Kreshnik Mujecit ndodheshin pranë zonës së krimit, ndërsa nuk kishin dijeni për ngjarjen. Pak pasi kanë mësuar krimin janë afruar drejt vendit të krimit ku shihen të tronditur e të përlotur.
Siç shihet edhe nga pamjet, në zonë ndodhen forca të shumta policie. Gjithashtu ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tërheq trupat.


