Djali vret nënën dhe babain në Peshkopi

schedule12:56 - 7 Qershor, 2018

schedule 12:56 - 7 Qershor, 2018

Një krim i dyfishtë brenda një familjeje ka ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë. Një 26 vjeçar ka vrarë me automatik babain dhe nënën e tij. Autori është arrestuar nga policia e Dibrës sapo doli nga dhoma ku kishte kryer krimin.

Ky është 26 vjeçari që qëlloi për vdekje babain dhe nënën e tij. Ata ndodheshin në një nga dhomat e hotelit të tyre në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë.

Pas një konflikti të ashpër për motive ende të pazbardhuara Qemal Sela ka vrarë me kallashnikov prindërit. Menjëherë autori ka dalë jashtë, por aty po kalonte një makinë policie e cila ka parë 26 vjeçarin me armë në dorë.

Aty i kanë vënë prangat dhe e kanë shoqëruar në polici. Viktimat janë Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Ata janë pronaret e hotelit që shërben për qytetarët, të cilët frekuentojne llixhat e Peshkopisë.

Dhomen ku ndodhi krimi e shfrytëzonin edhe për banesë. I biri Qemali ishte kthyer mbrëmjen e së mërkurës nga Anglia dhe prej 7 vitesh punonte në këtë shtet.

Ende janë të paqarta motivet e krimit të dyfishtë brenda familjes. Një nga pistat e hetimit është konflikti për pronësinë e hotelit dhe të një shtëpie të blerë para një viti po në lagjen e Llixhave.

Jo zyrtarisht dyshohet se autori ka patur probleme mendore. 26 vjeçari mendohet  të ketë qenë nën kujdes shëndetësore në një spital në Londër dhe është deportuar nga autoritetet angleze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!