Një burrë 72-vjeçar është qëlluar me thikë nga djali i tij në shtetin e New York gjatë një bisede me video në aplikacionin Zoom me 20 pjesëmarrës të tjerë, thotë policia.
Dwight Powers u sulmua nga djali i tij 32-vjeçar, Thomas Scully-Powers, i cili më pas u hodh nga një dritare dhe iku në fshatin Amityville, të Long Island.
Ai u kap pas një ore pasi pjesëmarrësit e tjerë në bisedë kishin njoftuar policinë. Motivi i sulmit nuk është ende i qartë.
Scully-Powers u akuzua më vonë për vrasje të shkallës së dytë.
Policia tha se ishte paralajmëruar për incidentin të enjten pasdite, pasi disa nga pjesëmarrësit e bisedës e panë burrin duke rënë në tokë, por u desh ca kohë që ata të lokalizonin shtëpinë, sepse pjesëmarrësit nuk e dinin se ku jetonte z. Powers.
Disa nga njerëzit mund të kenë qenë dëshmitarë të sulmit, thuhet në raporte. Nuk është e qartë se çfarë lloj takimi po zhvillohej në Zoom./abcnews.al