Ngjarja makabre në Pogradec, 44-vjeçari masakroi me thikë nënën e tij

schedule19:55 - 6 Gusht, 2020

schedule 19:55 - 6 Gusht, 2020

44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka qëlluar për vdekje nënën e tij Firdes Çekiçi, 70-vjeç.

Ngjarja nga ndodhur në fshatin Buçimas, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë shoqëruar autorin e ngjarjes. Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se autori ka masakruar me thikë nënën e tij dhe vëllain i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Pogradec.

Lexo edhe: Krimi në Pogradec, flasin fqinjët: Jemi të tronditur, autori person problematik

Po ashtu banorët janë shprehur se për të gjithë personat të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor duhet të merren në kujdes pasi janë rrezik për shoqërinë.

Ngjarja ka kaluar ekstremet e saj pasi mësohet se djali e ka masakruar nënën e tij Firdes Çekiçi duke i copëtuar pjesë të trupit. Po ashtu edhe koka e saj është gjetur në oborr.

Ndërkohë policia bën me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Autori Osli Çekiçi

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.