Një person ka kanosur verbalisht me vrasje nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, teksa mësohet se kanosja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre.
Ky person tanimë është arrestuar nga policia e Prishtinës.
Njoftimi i policisë
Prishtinë 10.04.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është kanosur verbalisht me vrasje nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.