“Djali ka shkuar në 12 shtete për 5 javë”, Vlashent Sata zbulon udhëtimin e vetëm pa Dojnën dhe të birin

schedule10:30 - 7 Korrik, 2023

schedule 10:30 - 7 Korrik, 2023

Vlashent Sata ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, teksa ka ndarë detaje nga edicioni i shtatë i ZAFest në Shkodër, ai ka zbuluar se për herë të parë pjesëmarrës do të jetë dhe i biri, Nolan Sol.

LEXO EDHE: Vlashent Sata ndan detaje nga edicioni i VII i ZaFest: Do jenë pjesëmarrës artistë nga e gjithë bota

Vlashenti ka treguar se bashkë me Dojnë udhëtojnë gjithmonë si familje, madje i vetmi udhëtim që ka bërë vetëm ka qene ai në New York për shkak të një koncerti. Këngëtari ka theksuar i biri është një fëmijë shumë social dhe përshtatet me të gjithë.

Ne jemi gjithë kohë bashkë. I vetmi udhëtim që nuk kemi bërë bashkë ka qene New York-u për një koncert në maj. Ishte i vetmi koncert që nuk i mora, sepse ishte një kohë shumë e shkurtër për koncerte të tjera në Spanjë, po pastaj gjithandej i kam marr me vete.

Ka qene një fëmijë që ka bërë 12 shtete në një muaj, në 5 javë. Ne kemi lëvizur me makinë në të gjithë Europën, është shumë social. Është një fëmijë shumë i mbarë. Është një fëmijë që socializohet shumë dhe jam i bindur që në ZaFest do të socializohet me të gjithë”, tha Vlashenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!