Djali i Sokol Olldashit në shesh: Teatri Kombëtar është i shqiptarëve, jo i partive politike

schedule10:17 - 17 Maj, 2020

schedule 10:17 - 17 Maj, 2020

Gjatë orëve të para të ditës së sotme ka nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Artistë, qytetarë dhe aktivistë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit janë përplasur me policinë duke kundërshtuar këtë vendim.

Në mbështetje të qytetarë ishte edhe Glauk Olldashi , djali i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.

“Është e pajustifikueshme të prishësh Teatrin Kombëtar duke tërhequr zvarrë, burra, gra, artistë edhe aktivistë. Është monument kulture i shtetit shqiptar. Teatri është i shqiptarëve, nuk është as e PS-së, as e Erjonit, as e jona”, u shpreh ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!