Djali i Mikael Shumaherit, del kampion europian në Formula 3

schedule22:03 - 14 Tetor, 2018

schedule 22:03 - 14 Tetor, 2018

Një tjetër Shumaher pritet të bashkohet me Botërorin më të madh të garave të shpejtësisë. Kampioni Mikael Shumaher pritet të pasohet nga i biri.

Nuk mund të rrijë Formula 1 shumë gjatë pa këtë mbiemër. Kampioni i madh, Mikael Shumaher, dominoi në vitet 90-të e 2000, ndërsa tani lufton me vdekjen pas aksidentit, por një pasardhës duket se do ta ketë. Ky pritet të jetë i biri, Mik, i cili me të vërtetë “trokiti” në portat e sportit më të madh të shpejtësisë. Mik Shumaher u shpall kampion i Formula 3 në Europë, pas garës së fundit në Hokenhajm të Gjermanisë. Ky është titulli i parë për 19-vjeçarin, ndërsa më parë doli nënkampion në Botërorin dhe Europianin e Formula Kartit, dhe në Formula 4 italiane dhe gjermane.

Shumi i ri ka deklaruar se do të mendohet për disa ditë dhe do të marrë vendim nëse do të kalojë shpejt në Formula 1, apo do të vazhdojë në nivele pak më të ulëta edhe për disa kohë. Sidoqoftë, pritet që Mik të kalojë shpejt në elitë, pasi nuk ka kohë për të humbur. Pilotë të tjerë e kanë nisur karrierën në Formula 1 në moshë më të re, dhe këta janë Verstapen, që në moshën 17-vjeçare apo Lens Stroll sa për të përmendur dy emra. Vlerësimet për Mik Shumaherin janë të larta, dhe shefi i Mercedesit, Toto Volf, është bindur se “ai ka dhënë prova se mund të jetë një nga të mëdhenjtë e sportit tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!