Djali i Lineker: Babai im do të kthehet në emision, por nuk do të kërkojë falje për fjalët e thëna

schedule11:56 - 12 Mars, 2023

schedule 11:56 - 12 Mars, 2023

Gary Lineker do të kthehet në transmetim në “Match of the Day” nëse i kërkohet, por nuk do të kërkojë kurrë falje, ka thënë djali i tij.

BBC u përfshi në kaos këtë javë kur drejtuesit e televizionit e larguan Garyn pas postimeve që bëri ai kundër qeverisë për menaxhimin e situatës së emigrantëve në vend.

Në një intervistë, djali i prezantuesit të famshëm, George, tregoi se si i preferuar babai i tij, është i hapur për t’u rikthyer në transmetim, por nuk do të kërkonte falje kurrë për ato çfarë tha në postimin e tij në Tëitter.

“Babai im është një njeri i mirë dhe unë jam krenar për të që i qëndroi fjalës. Kjo është arsyeja pse ai u tërhoq nga emisioni. Ai gjithmonë do të flasë për njerëzit që nuk kanë zë, që nuk u dëgjohet zëri. Ai është i pasionuar për të ndihmuar organizatat bamirëse të refugjatëve, ai pranoi dy refugjatë me të cilët ishte ende në kontakt dhe përpiqet t’i ndihmojë. Për të do të thotë shumë të qëndrojë në mbrojtje për njerëzit, shpresa e vetme e të cilëve është të ikin nga vendi i tyre vetëm me rrobat e veshura dhe një çantë shpine.

A do të kthehet në transmetim? Mendoj se po, por ai kurrë nuk do të tërhiqet për ato fjalë që tha. Fjala e lirë është e rëndësishme dhe ai nuk duhet të dënohej për këtë. Ai u ndje i lumtur kur kuptoi se edhe kolegët e tij kishin braktisur emisionin për të, i falenderoj”, është shprehur djali i Lineker./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!