Djali i ish-kreut të Kuvendit Kadri Veseli, Klestori, ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj babait të tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.
Djali i Veselit përmes një postimi në Instagram nga Haga ka falënderuar të gjithë ata që marshuan për drejtësi në Prishtinë e në Hagë.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë – si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju!”, ka shkruar ai./abcnews.al
View this post on Instagram