Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden po përballet për herë të dytë me drejtësinë pasi prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër tij. Në aktakuzën me 9 pika thuhet se ai planifikoi të shmangte të paktën 1.4 milion dollarë në taksat federale nga vitet 2016-2019.
Veprat penale përfshijnë mosdeklarimin dhe pagesën e taksave, deklarimin e rremë tatimor dhe shmangien e vlerësimit. Biden u padit në shtator për posedim të jashtëligjshëm armësh në Delaware. Djali 53 vjeçar i presidentit është deklaruar tashmë i pafajshëm në rastin e armës.
Nëse shpallet fajtor për çështjen tatimore, Hunter Biden mund të përballet me 17 vjet burg. Në një aktakuzë prej 56 faqesh të ngritur në Kaliforni, prokurorët pretendojnë se ai i shpenzoi paratë e tij për “drogë, të dashura, hotele luksoze dhe prona me qira, makina ekzotike, veshje dhe sende të tjera të natyrës personale”.
Avokati i Hunter Biden, Abbe Loëell, iu përgjigj akuzave të reja duke thënë se “nëse mbiemri i Hunter do të ishte ishte diçka tjetër përveç Biden, akuzat në Delaëare, dhe tani në Kaliforni, nuk do të ishin ngritur”. Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këto akuza të reja.