Quincy Mason Floyd një nga djemtë e George Floyd që vdiq nga dhuna e ish-oficerit të policisë, i është bashkuar protestave që u zhvilluan në Texas, raporton CNN.
“Të gjithë po vijnë dhe po tregojnë dashuri, zemra ime është prekur vërtet nga e gjithë kjo”tha ai.
Ai dhe motra e tij, Connie Mason, vlerësuan protestat paqësore në Bryan dhe u kërkuan protestuesve në të gjithë vendin që të shmangin dhunën.
Protestat e tjera në të gjithë Texasin ishin më pak të qeta. Në Dallas, 76 persona u arrestuan gjatë protestave të dielën, tha Departamenti i Policisë Dallas.
Rreth 45 deri në 60 persona të tjerë do të arrestohen, tha policia./abcnews.al