Djali i Beckham dhe vajza e miliarderit nënshkruajnë marrëveshje paramartesore

schedule16:43 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 16:43 - 11 Dhjetor, 2020

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij kanë hartuar një marrëveshje paramartesore. Çifti kanë përpiluar një marrëveshje para martesës për të mbrojtur pasurinë e tyre pasi të martohen.

 

Sipas The Sun, djali i legjendës së futbollit, 21 vjeç, dhe aktorja amerikane, 25 vjeçe pritet të kurorëzohen vitin e ardhshëm.

Një burim tha: “Vendimi i Brooklyn dhe Nicola për t’u bërë legal ishte plotësisht i ndërsjellë”.

Marrëveshja thuhet se nuk është aspak e komplikuar, por në rast të ndarjes, të dy palët largohen nga martesa me ato që kanë nënshkruar.

“Kjo përfshin pasuritë dhe pronat. Paratë nuk do të ndryshojnë duart”, përfundoi burimi. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!