“Djali i artë”, Alvaro Morata, “ylli” i sulmit bëhet spanjolli më i kushtueshëm në histori

schedule15:36 - 18 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 18 Korrik, 2024

Nuk është vlerësuar ndonjëherë kaq lart, madje e kanë kritikuar shumë.

Alvaro Morata është një “yll” i Spanjës të cilin u detyrua ta mbronte edhe trajneri i Kombëtares, Luis de la Fuente, por gjithsesi, ai ka një rekord të veçantë.

Kapiteni i “Furive të Kuqe”, që ngriti trofeun e Kampionatit Evropian vetëm 4 ditë më parë, është kthyer në futbollisti spanjoll që ka nxjerrë më shumë para nga transferimet e tij.

Ai kaloi nga Real Madrid te Juventus në vitin 2014 për 20 milionë euro, por u kthye në Madrid në 2015, pasi i eliminoi madrilenët nga Champions, dhe klubi u detyrua të paguante 30 milionë euro, mirëpo nuk mundi nuk mundi të stabilizohej në “Santiago Bernabeu” dhe në 2016 u transferua në Londër, te “Blutë” e Chelsea.

Flitet për shitjen më të shtrenjtë të kartonit të tij prej 80 milionë eurosh, dhe në atë moment ishte rekordi i transferimeve të një futbollisti spanjoll, megjithatë as Premier League nuk ishte me shumë fat për të, dhe Alvaro u kthye në Spanjë tek Atletico Madrid, rivalët e “Los Blancos”..

Fillimisht, u huazua me kusht blerjeje për 65 milionë euro, mirëpo në fund u paguan vetëm 35 milionë euro për kartonin e tij, nga spanjollët dhe pasi shënoi një numër të konsiderueshëm golash në La Liga, tashëm “bomberi” spanjoll do të transferohet te “Djajtë” e Milan, për shifërn e 13 milionë eurove.

Kështu, pas gjithë këtyre transfertave, kartoni i “Djaloshit të Artë” të futbollit spanjoll ka prodhuar plot 217 milionë euro nga aventurat nëpër Evropë dhe duket se asgjë nuk është mbyllur akoma. /i.m /abcnews.al