Djali godet me sëpatë babain (Video)

schedule08:54 - 17 Korrik, 2019

schedule 08:54 - 17 Korrik, 2019

Një 30-vjeçar në Lushnje pas një sherri të çastit me të atin e ka qëlluar këtë të fundit me sëpatë në kokë duke e plagosur rëndë. Mësohet se konflikti ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku banonin babë e bir për shkak se 60-vjeçari nuk i ka dhënë paratë që kërkonte djali.

Djali qëllon babain me sëpatë në kokë pasi ky i fundit nuk i dha paratë që i kërkoi i biri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit Lushnje.

Sipas policisë në vendngjarje, at e bir Kujtim dhe Dritan Veliaj, kanë debatuar fillimisht në banesë, pastaj në hyrjen e pallatit djali 30-vjeçar pasi ka marrë sëpatën e ka qëlluar disa herë.

Kujtim Veliaj, 60 vjeç, mori plagë të rënda. I plagosuri fillimisht u transportua në spitalin e Lushnjes dhe më pas u dërgua drejt Tiranës dhe ndodhet në reanimacion.

Sipas policisë, autori i këtij krimi, Dritan Veliaj që u kap në flagrance njihet si person i dhunshëm në familje. Babai i tij ishte me urdhër mbrojtjeje ndaj të birit, megjithëse jetonin nën të njëjtin apartament në katin e pestë të këtij pallati.

Madje 30-vjeçari pesë vite më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe sot ngjarja përsëritet. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!