Djali denoncoi zhdukjen e tij, 67-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar në Përrenjas

schedule12:43 - 25 Qershor, 2022

schedule 12:43 - 25 Qershor, 2022

ELBASAN – Policia e Elbasanit, raporton se një trup i pajetë është gjetur i mbytur në një rezervuar me ujë.

Sipas policisë, më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.

Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!