Shkurte Gashi ka bërë një dedikim emocionues për djalin e saj, Mali, i cili feston 1 vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet me bashkëshortin, Albert Limani pranë vogëlushit, krahas së cilës ka shkruar se ardhja në jetë e tij ishte gëzimi më i madh.
“Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë.
Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty??Të duam shumë?”, ka shkruar ajo.
Dhe partneri i saj i ka dedikuar vogëlushit disa fjalë të ëmbla.