TIRANË-Një nënë ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 13 vjeç.
Në denoncimin e saj në polici 38 vjeçarja ka deklaruar se i biri është larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al