“Djalë i vendosur dhe trim”, vrasja e “Tallman” nga shoku i ngushtë prek Majkun dhe Don Xhonin

schedule16:06 - 11 Maj, 2021

schedule 16:06 - 11 Maj, 2021

Të shumta kanë qenë reagimet për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në zonën e “5 majit” në Tiranë.

Pas Stresit dhe Meriton Mjekiqit, ka postuar një foto në Instagram edhe Majk, shoqëruar me mbishkrimin: “RIP my G”.

Ndërsa Don Xhoni ka shkruar disa fjalë tepër emocionuese, duke prekur zemrat e të gjithëve.

“S’ka shumë kohë qet njoftova. Po vlla e ke pas ni zemer t mir, djal i vendost e trim Allahu n’kit muj Ramazani t’shpërbleft me xhenet ngushllime familjes e shokve. ‘My bro Doni’ sa her m’ke pa qishtu m’ke than ‘Zoti të bekoftë vëlla’”, janë fjalët e reperit.

Kujtojmë se 27-vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “Tallman” u vra nga miku i tij, Marjus Dema i cili pas vetdorëzimit në polici u shpreh se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Qema kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!