“Djajtë” kërkojnë fitore në “San Siro”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Udinese

schedule20:17 - 4 Nëntor, 2023

schedule 20:17 - 4 Nëntor, 2023

“Kuqezinjtë” e Milan do të presin në mitikun “San Siro”, në orën 20:45, “bardhezinjtë” e Udinese, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim pritet fitorja e “Djajve” vendas.

Përsa i përket formacionit, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur francezi, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Calabria e Florenzi, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Thiaw. Mesfusha me katër përbëhet nga Musah, Krunic, Reijnders e Rafael Leao, ndërsa sulmi është i besuar dyshes Olivier Giroud e Luka Jovic.

Në krahun tjetër, tekniku Gabriele Cioffi i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-1-1, ku në portë është Silvestri e para tij Kabasele, Bijol e Perez. Mesfusha me pesë përbëhet nga Zemura, Payero, Walace, Samardzic e Ebosele, ndërsa në sulm janë vendosur njëri pas tjetrit, Pereyra e Success. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: