“Djajtë e kuq” nuk i ndahen “yllit” portugez, Ten Hag kërkon të sjellë “bomberin” e Benfica në “Old Trafford”

schedule15:53 - 12 Maj, 2023

schedule 15:53 - 12 Maj, 2023

Me ndeshjet e fundit të Premier League dhe finalen e madhe të FA Cup, më 3 qershor të mbetura nga ky sezon, “djajtë e kuq” të Manchester United kanë nisur të bëjnë “përgatitjet” për sezonin e radhës.

Prej disa sezonesh tashmë, United është në kërkim të një “bomberi” në majën e sulmit dhe duket se këtë herë ka gjetur të duhurin, teksa në “shënjestrën” e “djajve” është “bomberi” i Benfica, Goncalo Ramos.

Me 25 gola e 5 asiste në 44 ndeshjet e deri më tanishme në të gjitha kompeticionet për “shqiponjat” e Benfica, Ramos duket të jetë një “protagonistët” absolut të “luzitanëve”, të cilët janë shumë pranë shpalljes kampion në Portugali, si dhe arritën në çerek-finalet e Champions League, ku u eleminuan nga “zikaltërit” e Inter.

Mirëpo, problematike do të jenë negociatat me klubin portugez, pasi Presidenti, Rui Costa kërkon plot 115 milionë euro për 21-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026 me portugezët, duke mos patur mundësi për ta përfituar sulmuesin për më lirë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!