“Djajtë e Kuq” i rikthehen “fiksimit” të vjetër, United kërkon Diogo Costa në “Teatrin e Ëndrrave”

schedule19:56 - 3 Shtator, 2024

schedule 19:56 - 3 Shtator, 2024

Pavarësisht se i kushtoi plot 55 milionë euro, “Djajve të Kuq” të Manchester United, “gardiani” kamerunas i portës nuk po arrin dot të shfaqë cilësitë e tij fantastike mes shtyllave, teksa deri më tani ka zhvilluar performanca që lënë me të vërtetë për të dëshiruar e për këtë arsye, “gjigantët” e Premier League i janë rikthyer “fiksimit” të vjetër.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin portugez, Diogo Costa, me “yllin” e “Dragonjve” të Porto, që prej kohësh ka “magjepsur” bordin e United, mirëpo klauzola prej 75 milionë eurosh konsiderohet si një shifër shumë e lartë nga “gjigantët” anglezë dhe në krahun tjetër, drejutesit e portugezëve nuk kanë ndërmend të nisin negociata për ulje të çmimit.

Ndërkaq, kujtojmë se Diogo Costa është një prej objektivave më të dëshiruar, të United, në verën që sapo lamë pas, mirëpo në fund “Djajtë” arritën të siguronin shërbimet e kamerunasit, me këtë të fundit, që sezonin e shkuar ka mbajtur vetëm 6 portën të paprekur, në 46 ndeshjet e zhvilluara deri në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al