Bledi Shkëmbi mund ta mbyllë sot me Dinamon. Trajneri korçar një ditë më parë u shpreh se do të takohej me presidentin Adrian Bardhi.
Humbje me Kastriotin një ditë më parë ishte e rëndë për Dinamon dhe objektivat që ka. “Panorama Sport” shkruan se shanset që Shkëmbi të vazhdojë janë të pakta.
Te Dinamo kanë menduar edhe për zgjidhjen dhe Bledar Devolli e Erjon Xhafa mund ta drejtojnë skuadrën në vazhdim, nëse Bardhi nuk i jep një shans të fundit Shkëmbit në Kupë ndaj Partizanit. / abcnews.al