Divorci Meta Kryemadhi/ Padia e Metës në gjykatë, sipas nenit 123 të familjes: Vitet e fundit nisën divergjenca

schedule10:25 - 21 Qershor, 2024

schedule 10:25 - 21 Qershor, 2024

Pas 26 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të dalin para Gjykatës së Tiranës, për t’u divorcuar.

Ka qënë një padi e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta, në Gjykatën e Tiranës, i cili kërkon zgjidhjen e marteses me Monika Kryemadhin.

Në padinë që mban datën 20 qershor, Ilir Meta, si bazë ligjore ka referuar nenin 132 të familjes, ku parashikohet Zgjidhja e martesës me kerkesën e njërit bshkeshort.

Sipas këtij neni, parashikohet ndër të tjera, se zgjidhja e martesës kërkohet, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes se besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore te pasherueshme apo denimit penal të rendë të njërit prej bashkëshortëve. Mbetet te shihet se cilen nga keto arsye do te rednise zoti Meta para gjykates gjate procesit per divorcin. Mesohet se ne padine e tij ai shprehet se kohet e fundit kane pasur disa kontradikta qe kishin nisur per shkak te  qendrimeve te ndryshme politike

Vetë Meta dhe Kryemadhi kranë pranuar krisjen e tyre në çift, dhe se nuk ndanin më të njëjtën çati.
Edhe në kërkesën për divorc, që mban datën 20 qershor, Ilir Meta ka paraqitur si adresë personale, atë të selise se Partisë së Lirisë.

Marredheniet e tyre politike pesuan nje krisje muajt e fundit kur Meta aludoi per bashkeshorten e tij si nje nder personat qe kishin bere emerime nepotike ne parti, gjate kohes se drejtimit prej saj.

Kjo padi e Ilir Metës, vjen pak ditë pasi te dy u morën në pyetje dite pas dite në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me hetimin pasuror ndaj tyre.
Tashmë pritet që në Gjykatën e Tiranës të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese të padisë së Ilir Metes për divorc nga bashkeshortja. Pas kësaj faze, seanca e parë do të jetë një tentative pajtuese mes çifti Meta – Kryemadhi, ndërsa në rast se nuk pranojnë, Gjykata do të vijojë me ndarjen përfundimtare të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!