“Divorci” më pranë se kurrë, Felipe Anderson i shkel syrin “Zonjës së Vjetër”

schedule22:16 - 22 Mars, 2024

schedule 22:16 - 22 Mars, 2024

Tashmë gjithçka duket shumë afër, me anësorin brazilian të sulmit, Felipe Anderson, që është shumë pranë kalimit te “Bardhezinjvtë” e Juventus, me “fantazistin” që prej disa muajsh tashmë nuk po arrin dot një marrëvesheje me “Shqiponjat” e Lazio, për rinovimin e kontratës duke i hapur rrugë kështu një transferimi te “Zonja e Vjetër”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, “ylli” brazilian i ka kërkuar rekordmenëve të Serie A, një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, kërkesë kjo e tepruar për Drejtorin Sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Guintoli, por edhe drejtues të tjerë, në organikën e “Bardhezinjve”.

Megjithatë, më tej në raportimin e mediumeve italiane, thuhet se kjo nuk i pengon “gjigantët” e futbollit itlian për të arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian, i cili, duke pasur të njëjtën ofertë, duket se synon të refuzojë rinovimin e propozuar nga Claudio Lotito dhe të fluturojë direkt për në Torino. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!