Divorci i Melonit pas 10 vitesh martesë/ Kulla: Lajm i provokuar, e kanë sulmuar politikisht

schedule21:17 - 20 Tetor, 2023

schedule 21:17 - 20 Tetor, 2023

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka njoftuar këtë të premte se do të divorcohet pas 10 vitesh martesë nga bashkëshorti i saj Andrea Giabruno.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, eksperti i sigurisë, Ilir Kulla e ka konsideruar videon e publikuar, në të cilën shfaqet tradhtia e Giabrunos, si një provokim.

Sipas Kullës, kur Meloni erdhi në fillim në pushtet, lobonte për familjen tradicionale dhe kjo bëri që të sulmohej në këtë pikë.

“Ata janë një grup aty që janë duke biseduar dhe ai duket më shumë sikur po bën shaka në fakt. I thotë që do vish të na bashkangjitesh se unë kam atë bashkëjetueses që ti e njeh se duket që janë shoqëri. E ka fjalën për një vajzë tjetër dhe jo për Melonin. Edhe Meloni sot ka dhënë përgjigje që po ndahet pas 10 vjetësh.

Jemi kthyer në traditën e Italisë. Edhe Berluksonit e sulmonin dhe i sajonin histori me seks. E majta italiane e ka traditë këtë. Po të ishte me histori të komunitetit LGBTQI, kjo histori nuk do të publikohej, sepse nuk do të quhej politikisht korrekt. Por Meloni ka ardhur në pushtet duke thënë që forca jonë është familja tradicionale dhe ata e kanë sulmuar politikisht me këtë gjë. Nuk është lajm i sajuar, por është lajm i provokuar se ata janë në një tavolinë jashtë duke biseduar”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!