Një nga ngjarjet më të përfolura të momentit në showbiz është divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West.
Nuk kishte se si të kalonte pa u komentuar edhe nga artistët e njohur shqiptar, ndër të cilët më i fundit që ka komentuar është reperi Majk. Ai ka postuar në Instagram një foto të Kanye, ku nuk ka fshehur faktin që është dakort me ndarjen e tyre.
Majk shprehet se Kanye është dashur të ndahet nga blogerja për të bërë më shumë para.
“Moti u dasht me u nda prej Kimit me bo pare”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e imazhit.
Kujtojmë, se Kim dhe Kanye kanë nisur disa procedura për divorc dhe se reperi pritet të kërkohë ish-bashkëshortes komunikim vetëm duke përfituar sigurinë./abcnews.al