“Divorci” është pranë, Pogba dhe Juventus pritet të përfundojnë kontratën para kohe

schedule19:41 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 19:41 - 8 Dhjetor, 2023

Paul Pogba mund ta humb së shpejti statusin e tij të lojtarit të Juventusi, pasi mesfushori të dënohet zyrtarisht për përdorimin e substancave të palejuara në sport.

Prokurori i antidopingut ka kërkuar një pezullim prej katër vitesh për mesfushorin francez, i cili dështoi në një test dopingu pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses gushtin e kaluar.
Pogba është pezulluar nga komisioni antidoping si masë paraprake dhe nuk është stërvitur me shokët e tij të Juventusit që nga shtatori. Për më tepër, bardhezinjtë janë lejuar të ulin pagën e tij në tarifën minimale të garantuar nga kontrata kolektive, rreth 2,000 euro në muaj.

Sipas mediave në Itali, historia midis Pogbas dhe “Zonjës së Vjetër” po shkon drejt fundit pasi të dy palët janë të destinuara të ndahen sapo të konfirmohet dënimi.

Sipas raportit, Juventus nuk dëshiron t’i japë fund kontratës së Pogbas në formë të prerë dhe të njëanshme, kështu që ata janë të hapur për të negociuar me mesfushorin francez dhe shoqëruesit e tij dhe për të përfunduar kontratën me marrëveshje të përbashkët./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!