Divorcet, rriten paditë për mos shlyerjen e detyrimeve ligjore

schedule15:23 - 29 Tetor, 2019

schedule 15:23 - 29 Tetor, 2019

Shtimi i numrit të divorceve është shoqëruar edhe me shtimin e rasteve kur babai nuk paguan pensionin ushqimor për fëmijët e mitur, të caktuar nga gjykata. Ekspertët tregojnë se sipas ligjit në këto raste, hyn në lojë përmbarimi. Por jo në çdo rast prindi ka pasuri apo llogari bankare, ku mund të mbahet detyrimi financiar.

Proceset e zgjidhjes së martesave tek çiftet me fëmijë nxjerrin në pah edhe problematika të tjera siç është edhe detyrimi ligjor për pensionin ushqimor ndaj fëmijëve. Sipas INSTAT vitet e fundit përveç rritjeve të divorceve, janë rritur edhe paditë për mosshlyerjen e detyrimit që ka babai ndaj fëmijëve në rast divorci.

Ekspertët e fushës ligjore shprehen se vitet e fundit ky fenomen po vjen gjithnjë e në rritje çka ndikon tek mirëqenia dhe rritja e fëmijëve.

Ekspertët tregojnë edhe hapat që ndiqen në rastet kur detyrimi ligjor për pensionin ushqimor të fëmijëve nuk zbatohen

Sipas këtij publikimi të INSTAT, divorcet gjatë 2017 janë rritur me 19.9 divorce në 100 martesa, ndërsa sipas Gjykatës së Tiranës nga janari deri më 20 tetor 2019 janë ngritur 22 padi vetëm për mospagesën e pensionit ushqimor prej 7 mijë lekësh, i cili është detyrim ligjor nga gjykata për baballarët.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!