Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Divjakë, zbulime të reja për qytetin antik të Arnisë, një shtëpi dhe një rrugë

schedule15:29 - 27 Shtator, 2019

schedule 15:29 - 27 Shtator, 2019

Në Babunjë të Divjakës arkeologët gjermanë kanë arritur të zbulojnë rrënoja të një qyteti antik, Arnise. Një shtëpi dhe një rrugë tregojnë për ekzistencën e një vendbanimi të hershëm që daton në shekullin e 6 para Krishtit.

Një banesë private dhe muret rrethuese të qytetit të lashtë të Arnisës u zbuluan nga arkeologët në fshatin Babunjë të Divjakës.



Gërmimet e ekipit gjerman të nisura prej disa vitesh gjetën rrënojat antike mbi një kodër. Ato i përkasin shek të 6 para Krishtit. Besohet se qyteti është i shtrirë në një sipërfaqe prej 5-6 ha

Pas nxjerrjes në dritë të rrënojave të një banese dhe rrugës pranë saj, 200 metër më tej, u zbuluan edhe muret fortifikuese.

Qyteti ka patur një rrugë kryesore, në të dy anët e së cilës degëzoheshin edhe 13 të tjera.

Arkeologu Klodian Velo, shpjegon se pranë qytetit ka qenë porti detar i Adriatikut, madje fare pranë kalonte edhe lumi Seman.

Peizazhi i mrekullueshëm, terreni i favorshëm bujqësor e blegtoral si edhe shfrytëzimi i lumit për të lundruar drejt qytetit të Apolonisë, ishin avantazhet e popullsisë së Arnisës.

Për herë të parë në këtë zonë gërmimet u bënë në vitin 1950, më pas në 1988,  e megjithatë të dhënat për Babunjën kanë qenë të pakta.

Me zbulimet e fundit arkeologët shpresojnë të shtojnë hartën e emrave të qyteteve të rinj në brigjet e Adriatikut, duke përfshirë edhe gjurmët e qyteteve të gjetura në Bishtqukës dhe në kepin e Rodonit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!