Divjakë/ U konfliktuan me 63 vjeçaren për pronën publike, shpallet në kërkim 35 vjeçari, nën hetim vjehrri i tij

schedule14:02 - 28 Gusht, 2024

schedule 14:02 - 28 Gusht, 2024

Policia e Divjakës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pas një konflikti midis tyre.

Sipas policisë, 35 vjeçari dhe vjehrri i tij janë konfliktuar me një 63 vjeçare, të tre banues në fshatin Karavasta e Re, për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.

35 vjeçari është shpallur në kërkim pasi dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri shtetasen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!