Divjaka, një nga 16 zonat me përparësi në zhvillimin e turizmit

schedule15:47 - 28 Korrik, 2018

schedule 15:47 - 28 Korrik, 2018

Investimet në Divjakë do të realizohen paralelisht me mbrojtjen e natyrës. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e deklaroi në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Turizmit për qarkun Fier, ku gjithashtu shprehu besimin për rritje të numrit të turistëve gjatë muajit Gusht.

Divjaka është një ndër 16 zonat e miratuara ku përparësi do t’i jepet turizmit. Investimet në këtë zonë do të realizohen duke vendosur një ekuilibër mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, e bëri të ditur në qendrën e informimit të vizitorëve në parkun kombëtar Divjakë–Karavasta, ku u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit për Qarkun e Fierit.

“Përsa i përket zonës së Semanit dhe plazhit të Divjakës janë në planet e qeverisë për t’u afruar si zona me potenciale të jashtëzakonshme të zhvillimit turistik për kategorinë e hoteleve me 4 dhe 5 yje për të pasur mundësinë që të kemi një përthyerje perfekte në mbrojtje të bukurive natyrore të kësaj zone, në mbrojtje të lagunës, në mbrojtje të natyrës, por edhe të një zhvillimi turistik më të avancuar të resorteve me 4 dhe 5 yje”, tha Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit është i bindur se rritja e numrit të turistëve do të vijojë edhe gjatë muajit Gusht. Ai i kërkoi drejtuesve vendorë të shtojnë masat për të garantuar siguri në plazhe dhe minimizuar problemet që lidhen me shërbimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!