“Divjaka në gjendje lufte”, denoncimi i deputetit demokrat: Në mes të ditës ndodhi grabitje, policia në drejtim të paditur

schedule18:30 - 11 Nëntor, 2022

schedule 18:30 - 11 Nëntor, 2022

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka denoncuar një ngjarje që ka ndodhur sot në Divjakë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Korreshi bën me dije se pasditen e sotme është grabitur agjencia e Western union nga 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

Korreshi thotë se autorët kanë ikur në drejtim të paditur, ndërsa vë në dukje se shteti është në kaos.

“Divjaka ne gjendje lufte vetem se kesaj radhe nuk behet me lajm edhe pse ky i dyti eshte me i frikshem. Ne qender te Divjakes sot ne oren 15:40 eshte vjedhur me arme nga 3 persona te maskuar Agjensia e Western Union. Ne ato momente Policia ka qene ne drejtim te paditur dhe pikerisht ne drejtim te paditur iken dhe autoret. Shteti ne kaos, keto jane pasojat e fukarallekut dhe te shtetit te shpartalluar”, shkruan Korreshi.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm u plagos me thikë kryetarei i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmir Bullari. Kokoneshi u plagos nga Orges Xhelili, ish punonjës i IT në bashki, i cili ishte pushuar nga puna.

Lexo edhe: U plagos me thikë nga ish-punonjësi i bashkisë, si është gjendja e Fredi Kokoneshit

Burime nga spitali i Traumës bënë me dije më herët se Kokoneshi është nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të qëndrueshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!